Situata në veri/ Haki Abazi: Asnjë cent për mallra të Serbisë

Aktuale

Situata në veri/ Haki Abazi: Asnjë cent për mallra të Serbisë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 21:35
Haki Abazi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar ndaj situatës së krijuar së fundmi në vend. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk duhet të japë asnjë centë për mallrat e Serbisë që sipas tij po i përdorin paratë e Kosovës për blerje tankesh.

“Kosova blen mbi gjysmë miliard euro mallra nga Serbia në vit. Asnjë cent për ata që paratë e Kosovës i përdorin për blerje tankesh dhe fluturime kërcënuese”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Sipas Abazit, tregtia me këtë vend duhet të bie në zero.

“Tregtinë me Serbinë duhet ta sjellim në zero duke refuzuar dhe duke zëvendësuar këto blerje me mallra vendore dhe mallra nga shtetet mike e partnere!”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat