​Tensionet në veri, zëdhënësi i BE-së: Negociatat për gjetjen e një zgjidhjeje po vazhdojnë

Aktuale

​Tensionet në veri, zëdhënësi i BE-së: Negociatat për gjetjen e një zgjidhjeje po vazhdojnë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 19:22
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka folur rreth takimit të kryenegociatorëve të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviq sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga emisari special Miroslav Lajçak në Bruksel nuk ka përfunduar.

Ai tha se negociatat vazhdojnë të gjejnë një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.

“Dialogu: Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak në Bruksel nuk ka përfunduar, negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, shkruan Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat