Reagimi i Von Cramonit pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi

Aktuale

Reagimi i Von Cramonit pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 16:36
Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se marrëveshja e arritur këtë të enjte në Bruksel tregon se sa mund të arrihet nga Kosova dhe Serbia.

“Shumë e rëndësishme që u ruajt paqja dhe u gjet zgjidhja në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE për krizën e targave të veturave”, është shprehur Von Cramon.

“Kjo tregon se sa mund të arrijmë bashkë kur Kosova dhe Serbia kanë vullnetin të bëjnë kompromis dhe të negociojnë”.

Sot në Bruksel u arrit marrëveshja, e cila do të hyjë në fuqi plotësisht me 4 tetor, kur pronarët e veturave me targa të Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ndërrojnë targat me të përkohshme, por t’i mbulojnë simbolet shtetërore me një letër ngjitëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat