Ky qëndrim i SHBA-së, është lajmi më i mirë për Kosovën viteve të fundit

Aktuale

Ky qëndrim i SHBA-së, është lajmi më i mirë për Kosovën viteve të fundit

Nga: N.Sh Më: 30 shtator 2021 Në ora: 17:03
SHBA

Zëvendësndihmëssekretari amerikan për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, ka thënë sot se zbatimi i reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë është i drejt.

Ai ka thënë se, ky vendim i Kosovës ndaj Serbisë i zuri në befasi.

Është e drejtë e qeverisë së Kosovës për të aplikuar reciprocitet. Implementimi aktual na zuri shumicën prej nesh në befasi, por kjo do të ndodhte. Dhe jam i lumtur që ishim në gjendje të ulnim tensionet. Jam i kënaqur me përkushtimin e palëve dhe përkushtimin e Brukselit për gjetjen e zgjidhjes sa i përket situatës në veri. Me partneritetin që kemi me BE-në mund të ndihmojmë në tejkalimin e problemeve të trashëguara në Ballkanin Perëndimor nga vitet 90-ta. Kemi rrugë të gjatë përpara në dialog, do të japim mbështetje ne plotë për Lajçakun dhe ekipin e tij për një zgjidhje konstruktive”, ka thënë Escobar.

E kjo deklaratë e Escobarit po vlerësohet si është një ndër lajmet më të mira për Kosovën në vitet e fundit.

Kështu thotë analisti politik Jusuf Thaçi, i cili shpreson se edhe BE-ja të pajtohet me këtë parim.

Postimi i plotë:

“Është e drejtë e qeverisë së Kosovës për të aplikuar reciprocitet."

Ky qëndrim i qartë, zyrtar e publik i SHBA-së i shprehur nga Zv.ndihmëssekretari amerikan për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, është ndër lajmet më të mira për Kosovën në vitet e fundit.

Shpresoj që edhe BE-ja më në fund të pajtohet me këtë parim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat