Komuna e Lutfi Hazirit ‘kampione’ e borxheve/ Ministri Murati publikon 10 komunat me më së shumti obligime të papaguara

Aktuale

Komuna e Lutfi Hazirit ‘kampione’ e borxheve/ Ministri Murati publikon 10 komunat me më së shumti obligime të papaguara

Nga: A.M Më: 3 tetor 2021 Në ora: 14:34
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Vendimi i Thesarit të Shtetit për bllokimin e llogarive të komunës së Mitrovicës, ka nxitur reagime të mëdha.

Ky vendim erdhi si pasojë e borxheve të mëdha të komunës së Bahtirit.

Mirëpo, sot ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka publikuar listën me komunat me borxhet më të mëdha, përcjell “Bota sot”.

Këtë listë e kryeson komuna e Gjilanit me mbi 10 milionë euro borxhe, e pasuar nga komuna e Ferizajt me mbi 4 milionë euro.

Postimi i plotë

Nisur nga interesimi i shtuar i mediave dhe publikut për borxhet e komunave, në vijim gjeni grafikonin që paraqet 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara (sipas prerjes në fund të muajit gusht).

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat