Stacioni i ri i policisë do të jetë funksional në Jarinjë

Aktuale

Stacioni i ri i policisë do të jetë funksional në Jarinjë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 15:07
Pamje nga Jarinja

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, kanë qëndruar sot në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pas hyrjes në fuqi të pikës së dytë të marrëveshjes së Brukselit, për vendosjen e tiketave ngjitëse në targa.

Masat po zbatohen në përpikëri dhe jam i kënaqur me veprimet që kanë marrë autoritetet në Jarinjë e Bërnjak”, ka thënë Sveçla.

Ai tha se ka një numër të madh të kamionëve që presin të futën në territorin e Kosovës, por kjo për shkak që ka disa ditë kjo rrugë ishte e bllokuar, por me një dinamikë të shtuar të policëve dhe doganierëve kjo situatë do të përmirësohet shpejt.

I pyetur për stacionin e ri të policisë kufitare të vendosur në Jarinjë ai tha se ai do të mbetet funksional sepse ka pas probleme në aspektin me kontrabandës së mallrave e të njerëzve dhe tashmë jemi të përkushtuar që të mos përsëriten ato raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat