“S'ka kush ua mbush gushën me pare”/ Kimete Berisha reagon ashpër pas dënimit të Stanishiqit me vetëm 20 vite burg

Aktuale

“S'ka kush ua mbush gushën me pare”/ Kimete Berisha reagon ashpër pas dënimit të Stanishiqit me vetëm 20 vite burg

Nga: M.L. Më: 5 tetor 2021 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas dënimit të kriminelit serb Goran Stanishiq me 20 vite burg për vrasjen e 13 civilëve shqiptarë gjatë luftës në fshatin Sllovi të Komunës së Lipjanit.

Ajo në një postim në Facebook e ka konsideruar si të ulët dënimin, duke thënë se derisa po kërkon dhe po pret drejtësi nga Serbia, drejtësia e Kosovës kriminelin serb Goran Stanishiq, e dënoi me 20 vjet burg.

“Drejtësia kriminale e Kosovës! Po kërkon dhe po pret Drejtësi nga Serbia, kurse Drejtësia e Kosovës kriminelin serb Goran Stanishiq, e dënoi me 20 vjet burg, për vrasjen e 13 civilëve shqiptarë gjatë luftës në Lipjan! Çka po ju duken bre juve viktimat shqiptare! Pse talleni me to? Kush keni Ju?”, shkruan Berisha në Facebook.

Sipas saj, drejtësisë së Kosovës civilët shqiptarë, u duken 'askushi', se s'ka kush intervenon për ta...

“S'ka kush ua mbush gushën me pare dhe s'ka kush ua mbledh betë.... Nuk janë 'viktima' që ju sjellin levërdi. Serbia nuk po të ndalon t'i dënosh krimet e shtetit serb në Kosovë. Pse pra nuk po i dënon kriminelët serbë, dhe kur po i dënon - po i falë! Dinë këta gjykatës kriminelë të japin edhe dënime të përjetshme për një vrasje, ama duhet t'i frymëzosh disi...”, u shpreh Berisha.

Kimete Berisha thotë se drejtësia e Kosovës i shërben krimit, e frymëzon krimin dhe e shpërblen krimin!

Ky shtet është i shthurur dhe nuk ka të ardhme, nëse nuk dekriminalizohen Gjykatat, së shpejti ky vend do ta hajë vetveten. P.S. Në Gjykata, në Polici, në AKI i gjen hajnat, kriminelët dhe psikopatët më të mëdhenj!”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat