Vendlindja e Bekim Haxhiut ‘ndizet’ për Bekim Jasharin, shihni këtë përkrahje madhështore

Aktuale

Vendlindja e Bekim Haxhiut ‘ndizet’ për Bekim Jasharin, shihni këtë përkrahje madhështore

Nga: N.Sh. Më: 5 tetor 2021 Në ora: 13:18
Bekim Jashari në Tërrnavc

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë mbështetje madhështore në fshatin Tërrnavc, vendlindjen e Bekim Haxhiut.

Pamjet e kësaj pritje i ka publikuar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili ka falendëruar bashkluftëtarët e tij për pritjen madhështore që i bënë Bekim Jasharit.

Ai tutje shkruan se kjo dëshmon rreshtimin në anën e duhur të historisë.

Postimi i plotë:

Faleminderit vendlindja ime!

Faleminderit bashkëfshatarë!

Faleminderit bashkluftëtarë për pritjen madhështore që i bëtë kryetarit Bekim Hamëz Jashari, e që edhe këtë herë dëshmuat se jeni  rreshtuar në anën e ndritur të historisë, krah njerëzve me idealet e shtetformimit e të sakrificës.

Pjesëmarrja e juaj masive është mbështetje e fuqishme për realizimin e projekteve për zhvillimin e Skenderajt dhe fshatit tonë.

Terrnavci me pjesëmarrje masive e dëshmoi se ashtu siç ishte rreshtuar krah komandantit legjendar Adem Jashari dhe  familjes Jashari në luftë, të bashkuar vazhdojmë me po atë ideal me Bekim Jasharin për zhvillimin e Drenicës edhe në këto zgjedhje lokale.

Për jetë e mot do ju jem mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe besimin që keni në parimet dhe vizionin tim.

Me respekt,

Bekim Haxhiu

Deputet i Kuvendit të Kosovës

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat