Marrëveshja Kosovë - Serbi/ Profesori amerikan e përgëzon Lajçakun

Aktuale

Marrëveshja Kosovë - Serbi/ Profesori amerikan e përgëzon Lajçakun

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 14:48
Edward Joseph dhe Miroslav Lajçak

Profesori amerikan, Edward Joseph, e ka përgëzuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat e automjeteve.

Joseph tha se kjo ka kontribuar në uljen e tensioneve në veriun e Kosovës.

I nderuar të takohem me Miroslav Lajçakun për diskutime të shkëlqyeshme e të gjera. Përgëzime për ndërmjetësimin e marrëveshjes së shpejtë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”.

Miroslav Lajçak po e zhvillon vizitën e tij të parë prej se është në pozitën e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Javën e kaluar ai ndërmjetësoi takimin mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur të enjten për shtensionimin e situatës në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak pas 13 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat