​Haskuka premton mbështetje edhe më të madhe për sportin në Prizren

Aktuale

​Haskuka premton mbështetje edhe më të madhe për sportin në Prizren

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 17:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, iu ka premtuar klubeve sportive se në katër vitet e ardhshme do të kenë mbështetjen më të madhe komunale, përmes subvencioneve dhe ndërtimit të infrastrukturës sportive.

Haskuka i cili është edhe kryetar aktual, tha se ka bërë shumë për sportin në Prizren, por që duhet të bëhet edhe më shumë, sidomos në identifikimin e talentëve.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, gjatë takimit me përfaqësuesit e klubeve sportive, Haskuka tha se Prizreni duhet të vazhdojë të jetë vatër e sportit.

Haskuka: Kemi rritur subvencionet dhe funksionalizuar dy terrene sportive

"Pas rritjes së subvencioneve në periudhën katër vjeçare kemi bërë funksionalizimin e dy terreneve sportive dhe jemi në pritje të ndërtimit të sallës së tretë që është në Zhurë. E para është ‘Boka Boka’, ku stadioni është funksional ka intervenime dhe kemi me bërë edhe shtigjet e atletikës, stadioni është me të gjitha gjërat që i duhen një stadiumi, njëjtë është edhe me Arbanas edhe ajo është përfunduar vitin e kaluar e kemi bërë hapjen e saj, ndërsa në Zhur faza e parë po përfundon, besojmë se edhe fazën e dytë do të bëhet tereni dhe pjesët tjera që i nevojiten një stadiumi bashkëkohor", tha ai.

Ai premtoi zgjidhje institucionale për identifikimin e talentëve sportiv dhe mbështetjen e tyre

Haskuka: Kemi bërë shumë për sportin në Prizren

"Kemi bërë shumë por duhet të bëhet më shumë për sportin në Prizren. Duhet të gjendet mënyra sei të financohen në mënyrë afatgjate disa nga sportet sidomos punën me talentë të sportit. Të bëhet në mënyrë institucionale, ndërmjet drejtorisë së arsimit, drejtorisë së kulturës, rinisë dhe sportit dhe klubeve sportive me organizu gara për identifikimin e talentëve dhe komuna pastaj të mbështet këta talentë", shtoi Haskuka.

I pyetur për përfundimin e rinovimit të stadiumit të klubit futbollistik Liria, "Përparim Thaçi", Haskuka tha se projekti ka qenë i projektuar gabim në ish qeverisjet e kaluar dhe për atë kanë dal shumë probleme rrugës.

Ai u shpreh optimist se vitin e ardhshëm gjitha punimet në këtë stadium do të përfundojnë.

Haskuka: Projekti për stadiumin e KF Liria ka qenë i projektuar keq

"Ky projekt ka pas shumë probleme që nga projektimi dhe deri tek ekzekutimi. Kur kemi marrë qeverisjen kompania ka qenë duke punuar, ne jemi munduar të përshpejtojmë punën, por kanë dal edhe probleme të tjera lidhur me paramasat[...]gjëja e mirë është se jemi në përfundim të kontratës me këtë kompani që ka pasur probleme, por sidoqoftë faji nuk është vetëm në një anë, pasi projektimi nuk është bërë në rregull, nuk ka qenë një projekt i mirë prej fillimi. për fazën e dytë punët kanë me përfundu shumë më shpejtë pasi edhe në aspektin e projektimit është rregulluar", theksoi ai.

Edhe përfaqësuesit e klubeve tjera sportive kërkuan që ekzekutivi komunal t'i dalë më shumë në mbështetje sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat