Gërvalla jep detaje për Samitin në Slloveni, tregon si u refuzua propozimi gjerman

Aktuale

Gërvalla jep detaje për Samitin në Slloveni, tregon si u refuzua propozimi gjerman

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 21:52
Samiti i Sllovenisë

Lidhur me ecurinë e punëve në Samitin e BE-së në Slloveni, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, dha detaje se si ishte refuzuar propozimi gjerman, që vendet e Ballkanit Perëndimor, të anëtarësohen në Bashkimin Europian në vitin 2030.

”Shtetet e Ballkanit Perëndimor mund t’i ndihmojnë këtij procesi, duke u kujdesur që në vendet e tyre të krijojnë struktura demokratike, të instalojnë sundimin e ligjit dhe të jenë më të përgatitur për momentin kur së bashku me partnerët e BE-së do të mund të përfshihen në këtë mekanizëm”.

”U theksua qartë edhe në samit, që nuk ka një datë ku  mund të përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjermania propozoi që ta marrim në 2030, por një propozim i tillë nuk pati sukses”.

”Kjo është e vështirë paraprakisht sepse BE, nuk është një ambient ku ti dëshiron të hysh të bëhesh pjesë për shkak të eurove që merr nga Bashkimi Europian, por duhet të jenë vlerat europiane, shteti ligjor, demokracia të cilat janë synimi yt që të jesh pjesë e kësaj familjeje”.

”Në Kosovë kemi qytetarët ku ideja e Bashkimit Europian është më prezente dhe ka përkrahjen më të madhe jo vetëm në rajon, por në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Momentalisht jemi më së largu, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi shans t’i arrijmë të tjerët”.

”Llogaritur afatgjatë, që sot e deri në anëtarësimin e plotë të BE-së, mendoj që Ballkani duhet t’ia jap mesazhin e plotë BE-së, sepse kemi edhe çfarë t’i japim e jo vetëm t’i marrim BE-së. Jemi perspektiva dhe jo e kaluara e BE-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat