Ekrem Hyseni viziton zjarrëfikësit e Podujevës, premton rritje të numrit të punëtorëve

Aktuale

Ekrem Hyseni viziton zjarrëfikësit e Podujevës, premton rritje të numrit të punëtorëve

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 15:48
Ekrem Hyseni

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka vizituar zjarrëfikësit në këtë komunë.

Ai tha se zjarrëfikësit po punojnë me staf të vogël dhe me vështirësi.

Edhe pse me staf të vogël, që nuk i plotëson as për së afërmi nevojat e një komune siç është Podujeva, kjo brigadë me përgjegjësi i del në ballë secilës sfidë dhe për këtë i falenderova shumë”, tha Hyseni.

Hyseni premtoi se do të rrisin numërin e punëtorëve të zjarrëfikësve dhe do ta pajisin me automjete.

Do të punojmë me instancat relevante, për rritje të numrit të punëtorëve, karshi sipërfaqes dhe numrit të popullsisë që ka Podujeva, si dhe do të gjejmë forma për t’a pajisur këtë brigadë me automjete dhe pajisje tjera bashkohore”, është shprehur Ekrem Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat