Mehmetaj: Kur ua rikujton historinë të sulmojnë kopeishtë

Aktuale

Mehmetaj: Kur ua rikujton historinë të sulmojnë kopeishtë

Nga: A.M. Më: 13 tetor 2021 Në ora: 19:07
Gani Mehmetaj

Publicisti Gani Mehmetaj ka treguar se çfarë reagime ka kur krimet serbe në Dardani nga filoserbët në Tiranë.

“Kur thua se Perandoria turke bëri shumë krime ndaj shqiptarëve, erdoganistët dhe dylberat proturk të sulmojnë kopeishtë, duke u përpjekur të ta mbyllin gojën”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Kur i përmend krimet serbe në Dardani, Vuçistët (filoserbët) e Tiranës të hidhen në qafë me epitetet “primitiv”, “i jashtëkohshëm", “fashist” etj, duke të penguar që ta rikujtosh të kaluarën.

Kur thua se Perandoria turke bëri shumë krime ndaj shqiptarëve, erdoganistët dhe dylberat proturk të sulmojnë kopeishtë, duke u përpjekur të ta mbyllin gojën.

Kur thua se islamizimi i shqiptarëve ishte tragjedia më e madhe kombëtare, që na shkëputi nga Evropa dhe po bëhet pengesë serioze për integrim në Evropë, rojat -pasdaranët e islamit të quajnë islamofob.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat