Edhe Shasha i reagon Borrellit, ja çka i kujton për vrasjen e Ivanoviqit në veri

Aktuale

Edhe Shasha i reagon Borrellit, ja çka i kujton për vrasjen e Ivanoviqit në veri

Nga: A.Zh Më: 13 tetor 2021 Në ora: 20:04
Demush Shasha

Edhe drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, i ka reaguar përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për aksionin e sotëm në veri të vendit.

Borrell e ka quajtur “të njëanshëm dhe të pakoordinuar” aksionin e Policisë së Kosovës, që u zhvillua në disa qytete të Kosovës.

Por, sipas Shashës, kjo deklaratë e Borrellit është “hipokrizi”, përcjell Bota sot, duke kujtuar se Serbia kishte kryer veprime të njëanshme, duke vrarë politikanin serb Oliver Ivanoviq.

“Në veri Serbia ka ndërmarr aksione të njëanshme duke vrarë Oliver Ivanoviqin, duke kallur piken 1 dhe 31, duke gjuajtur bombat mbi institucionet e Kosovës. Sot, të akuzosh Kosovën për “veprime të njëanshme” është hipokrizi e llojit të vet.”, ka shkruar Shasha në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat