Publikohen pamje të reja: Momenti kur shpërthyen të shtënat në Zveçan

Aktuale

Publikohen pamje të reja: Momenti kur shpërthyen të shtënat në Zveçan

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 23:54
Veriu i Kosovës

Veriu i Kosovës sot ishte i mbuluar nga tymi e zhurma e plumbave e granatave me të cilat u sulmua Policia e Kosovës.

Kjo e fundit atje shkoi për të realizuar një operacion kundër kontrabandës, mirëpo që hasi në rezistëncë të armatosur nga serbët.

Të shtëna armësh pati në Zveçan, teksa janë publikuar edhe pamje të reja nga ky moment, kur një serb po bënte “selfie-video”.

Policia e Kosovës ndërkaq më herët ka publikuar imazhe që dëshmojnë sulmet brutale me armë zjarri ndaj makinave të tyre, që fatmirësisht ishin të blinduara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat