Kurti: Goran Rakiq nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe punon për interesa të Serbisë

Aktuale

Kurti: Goran Rakiq nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe punon për interesa të Serbisë

Nga: N.Sh Më: 14 tetor 2021 Në ora: 17:49
Goran Rakiq

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti po i kërkohet që të shkarkoj kreun e Listës Serbe, ministrin e Qeverisë, Goran Rakiq.

Një kërkesë të tillë e ka edhe kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Kjo kërkesë e Kurtit vjen pas deklaratave të Rakiqit i cili ka reaguar ashpër ndaj Kosovës, pas aksionit të ditës së djeshme në veri, aksion ky për luftimin dhe parandalimin e kontrabandës me produkte serbe.

Pas kësaj deklarate Kurti thotë se Rakiq nuk e njeh shtetin e Kosovës, por merr rrogën nga taksapaguesit tonë dhe punon për interesat e Serbisë.

Reagimi i plotë:

DERI KUR DO TA MBANI GJARPNIN N'GJI?!

Rakiq aksionin policor të Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, e ka quajtur Natë e Kristalit (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve).

Ministri i Qeverisë së Kosovës, dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi:

"Nuk durojmë më, është çështje jetë a vdekje!

Kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçit është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”!

Republikanët e Kosovës bëjnë thirrje KM Kurti largimin e menjëhershëm të Ministrit Goran Rakiq i cili nuk e njeh shtetin e Kosovës por merr rrogën nga taksapaguesit tonë dhe punon për interesat e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat