Kontrabanda në veri/ Ish-agjenti: Njerëzit e fuqishëm të këtyre dy partive janë të lidhur ngushtë me bandat e veriut!

Aktuale

Kontrabanda në veri/ Ish-agjenti: Njerëzit e fuqishëm të këtyre dy partive janë të lidhur ngushtë me bandat e veriut!

Nga: N.Sh Më: 15 tetor 2021 Në ora: 19:07
Policia e Kosovës

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka shkruar për lidhjet e politikanëve të Kosovës me bandat në veriun e Kosovës.

Miftari thotë se njerëz të fuqishëm të PDK-së dhe AAK-së janë të lidhur ngushtë në biznese me bandat e kontrabanduesve serbë në veri.

Këto banda Miftari thotë se kontrollohen nga Beogradi dhe Lista Serbe.

Ai thotë se Prokuroria dhe Policia e Kosovës duhet me i shpartallua këto grupe kriminale që janë të lidhura me Beogradin.

Postimi i plotë:

Njerëz të fuqishëm nga PDK, por edhe nga AAK janë të lidhur ngushtë në biznese me bandat e kontrabandusve serbë në veriun e Kosovës dhe nuk është fare sekret se këto banda kontrollohen dhe koordinohen direkt nga Beogradi dhe nga Lista Serbe.

Prokuroria, policia e Kosovës duhet me çdo kusht me i shpartallua këto grupe kriminale që janë të lidhura direkt me Beogradin dhe bashkëpunojnë ngushtë me disa politikanë, deputetë, oligark të korruptuar shqiptar në Prishtina!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat