“Policia serbe po dënon shqiptarët e Kosovës”/ Arianit Koci kërkon këtë gjë

Aktuale

“Policia serbe po dënon shqiptarët e Kosovës”/ Arianit Koci kërkon këtë gjë

Nga: A.M Më: 15 tetor 2021 Në ora: 23:09
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka ndarë disa informata për publikun se shqiptarët e Kosovës po kanë probleme me policinë serbe, gjatë tranzitit.

Madje, ai kërkoi nga qytetarët që të ndajnë përvojat e tyre me policinë serbe.

“Kam informata që këto ditë, kosovarët po kanë probleme me policinë, gjatë tranzitit nëpër Serbi.

Disa po më thonë që po i ndalin - po i marrin më pyetje e po i dënojnë - pa asnjë arsye”, shkroi Koci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kam informata që këto ditë, kosovarët po kanë probleme me policinë, gjatë tranzitit nëpër Serbi.

Disa po më thonë që po i ndalin - po i marrin më pyetje e po i dënojnë - pa asnjë arsye.

A mundemi me i nda përvojat?

Sa më tepër bëhen publike problemet, gjasat janë që të njejtat ndalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat