Reagon babai i Triumf Rizës pas lirimit të Enver Sekiraqës: Po i jepet rendësi një vrasësi

Aktuale

Reagon babai i Triumf Rizës pas lirimit të Enver Sekiraqës: Po i jepet rendësi një vrasësi

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 23:15
Shefqet Riza

Babai i Policit të Kosovës, Triumf Riza ka reaguar pas lirimit nga burgu të Enver Sekiraqës i akuzuar për nxitjen e vrasjes së djalit të tij. Sekiraqës iu zëvendësua masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Babai i polici të të vrarë të Njësisë Speciale, ka thënë se Sekiraqa është vrasësi Triumfit.

“Jo veç për familjen time por për të gjithë opinionin, për krejt Policinë e Kosovës që po e ban barrën më të rëndë dhe ti jepet një rëndësi ka e madhe një krimineli në krahasim me një ruajtësi të rendit dhe drejtësisë është skandaloze, ai është vrasës i djalit tim.”, ka thënë Shefqet Riza.

Mbrojtja e Enver Sekiraqës kërkesën për zëvendësim të masës së paraburgimit e kishte bërë në një seancë që u mbajt me 7 tetor duke lënë si garancë gjashtë prona të familjes.

Në arsyetimin e saj avokatja Kosovare Kelmendi kishte përmendur shëndetin e rënduar babait të Enver Sekiraqës.

“Rikujtoj se për një dekadë të qëndrimit të të tij në paraburgim, saktësisht 9 vite shumë familjarë të tij kanë vdekur. Vazhdimi i pafund i masës së paraburgimit është shkelje flagrante e të drejtës së akuzuarit për një gjykim të drejtë

Këtë kërkesë e kishte refuzuar prokurori special Haki Geciaj.

“Konsideroj se ankesa e ,brojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë së prezencës së të pandehurit në procedurë është e pabazuar meqë ende ekzistojnë të gjitha bazat ligjore që është caktuar masa e parabugrimit”, tha ai.

Polici Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht të vitit 2007. Për vrasjen e tij është dënuar Arben Berisha si ekzekutor me 35 vjet. Rasti i Sekiraqës ishte kthyer në rigjykim pas ishte dënuar 37 vjet për nxitje të vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat