Në Këshillin e Sigurimit – SHBA u përfaqësua me Ambasadorin Jeffrey DeLaurentis

Aktuale

Në Këshillin e Sigurimit – SHBA u përfaqësua me Ambasadorin Jeffrey DeLaurentis

Nga: Beqir SINA Më: 16 tetor 2021 Në ora: 15:07
Ambasadori Jeffrey DeLaurentis

Ambasadori Jeffrey DeLaurentis, i cili është anëtar i dalluar rezident në Amerikën Latine dhe Çështjet Shumëpalëshe, si dhe ka qenë Ambasador/Përfaqësues Alternativ për Çështje Politike Speciale në Misionin e SHBA, në Kombet e Bashkuara, ka përfaqësuar dje në Këshillin e Sigurimit, debatin e radhës dhe të fundit për këtë vit, Shtetet e Bashkauar të Amerikës.

Përzgjedhja e tij nga Administrata Biden, Departamenti i Shtetit, është disi e veçantë për sa i përket këtyre debateve.

Ambasadori (në pension) Jeffrey DeLaurentis, gjatë karrierës së tij 28-vjeçare në Shërbimin e Jashtëm, punoi pothuajse ekskluzivisht në çështjet e Hemisferës Perëndimore dhe shërbeu si një diplomat multilateral në Kombet e Bashkuara. Ai shërbeu si i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Havana pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.

Mirëpo, ai para se të merrte postin e tij në Kubë në gusht 2014, ishte Ambasador/Përfaqësues Alternativ për Çështje Politike Speciale në Misionin e SHBA në Kombet e Bashkuara. Më parë, ai shërbeu si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Byronë e Çështjeve të Hemisferës Perëndimore, dhe si Ministër Këshilltar për Çështjet Politike dhe Koordinator i Këshillit të Sigurisë në Misionin e SHBA në Kombet e Bashkuara.

Kështu që mbas, afro 15 vjet debate në Këshillin e Sigurimit, është hera e parë që Shtetet e Bashkauar të Amerikës, përfaqësohen me një nivel të till diplomatic, atë të këshilltarit të lartë për Çështje të Posaçme Politike i ShBA-së, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Ku ajo që ra në sy ishte kërkesa e Shteteve të Bashkuara, përpërfundimin e mandatit të UNMIK-ut, në Kosovë, një kërkesë kjo që për here të parë, ishte bërë nga ish Ministri i Jashtëm i Kosovës, 6 vjet më parë(Qershor 2015), në Këshillin e Sigurimit, debatin për Kosovën.

Thaçi gjashtë vjet më parë qe ai i cili i bëri kërkesë OKB-së, duke i bër thirrje nga foltorja e Këshillit të Sigurimit : Mbylleni UNMIK-un, mos shpenzoni para kot!

“UNMIK-u, ka zero kompetenca në Kosovë, dhe për këtë ish zv.kryeministri dhe ish ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, (Qershor 2015) do të kërkonte, ashtu si përfaqësuesi e SHBA, në debatin për Kosovën, mbylljen e këtij misioni."

Përfaqësuesi amerikan Jeffrey DeLaurentis, dje tha se UNMIK-u, e ka kryer me sukses punën e tij, dhe duhet të zvendësohet : “UNMIK-u, e ka përmbushur qëllimin e vet siç përshkruhet në mandatin origjinal. Ne duhet ta njohim këtë realitet dhe të lëvizim drejt mbylljes së tij”.

Megjithatë tha ai dialogu mbetet platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve dhe për normalizimin e raporteve me Serbinë, duke arritur përfundimisht në marrëveshje për njohje reciproke.

Ai gjithashtu e mirëpriti marrëveshjen e 30 shtatorit për targat e veturave, duke e cilësuar atë si hap përpara për Kosovën, Serbinë e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Fjalimin e plotë të përfaqësuesit amerikan në OKB mund ta lexoni më poshtë:

Faleminderit, zotëri President dhe faleminderit përfaqësuesit special, Tanin, për deklaratën tuaj. Ne e vlerësojmë udhëheqësinë tuaj dhe përkrahjen e përkushtuar për Republikën e Kosovës, përfshirë adresimin e sfidave të vazhdueshme, të shkaktuara nga pandemia Covid-19. Dua gjithashtu që t’i falënderoj Presidenten Osmani dhe ministrin e Jashtëm, Selakoviq, për pjesëmarrje në këtë takim sot.

Dua të filloj duke e mirëpritur marrëveshjen e 30 shtatorit për çështjen e targave mes Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Lajçak. Kjo marrëveshje është një hap para për Kosovën, Serbinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëveshje është dëshmi që, kur udhëheqësit angazhohen haptazi dhe seriozisht, ata mund të gjejnë pajtueshmëri që sjell përfitime për të gjithë qytetarët e tyre.

Ne i inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që ta shfrytëzojnë këtë proces si themel duke e zbatuar këtë marrëveshje, duke i respektuar marrëveshjet paraprake, duke u përmbajtur nga provokimet dhe duke u zotuar përsëri për gjetje të zgjidhjeve për çështje të tjera përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Dialogu mbetet platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve të mbetura dhe për normalizim të marrëdhënieve, përfundimisht duke arritur marrëveshje për njohje reciproke.

Ne vërejmë se UNMIK-u nuk ka luajtur rol kritik në zgjidhjen e tensioneve të fundit mes Kosovës e Serbisë rreth çështjes së targave. De-eskalimi i këtij problemi, me përkrahje të përkohshme të ofruar nga KFOR-i, tregon se organizatat tjera mund të shërbejnë në këtë rol me efekt më të mirë.

Ngjarjet e fundit dëshmuan përsëri se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e vet siç përshkruhet në mandatin origjinal. Ne duhet ta njohim këtë realitet dhe të lëvizim drejt mbylljes së tij. Ky këshill ka përgjegjësi që t’i ridrejtojë vëmendjen e burimet e veta ndaj fushave dhe çështjeve ku ka nevojë më së shumti. Kombet e Bashkuara ende mund të luajnë një rol të rëndësishëm për ta çuar përpara zhvillimin e normave dhe institucioneve demokratike në rajon. Por ky rol nuk e kërkon mbajtjen e një misioni paqeruajtës në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara shprehin zhgënjim që thirrjet e mëparshme nga anëtarët e Këshillit për rishikim dhe marrje të hapave për t’i dhënë fund misionit të UNMIK-ut kanë mbetur pa u vënë re. Ne përsëri bëjmë thirrje për zhvillimin e një plani të tillë, në mënyrë që Këshilli të mund t’i japë fund UNMIK-ut dhe ta ndihmojë tranzicionin për një prani më efektive të OKB-së, që u ndihmon Kosovës dhe pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor për ta realizuar potencialin e plotë të tyre.

Ne e përsërisim thirrjen e sekretarit të Përgjithshëm për pjesëmarrje të plotë e të barabartë të grave në proceset politike në Kosovë dhe e inkurajojmë qeverinë që të vazhdojë të investojë në avancimin e grave brenda shoqërisë civile.

Për fund, Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ne do të punojmë ngushtë me partnerët tanë evropianë për të inkurajuar shoqëri paqësore, të begata e multientike që e respektojnë sundimin e ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat