Sa është numri i votuesve nga jashtë në zgjedhjet lokale?

Aktuale

Sa është numri i votuesve nga jashtë në zgjedhjet lokale?

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 06:32
Ilustrim

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën e kësaj jave, kontribut japin edhe votuesit nga jashtë vendit.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 15 mijë e 532 votues..

Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 10 korrik dhe është përmbyllur më 18 gusht 2021.

Gjatë kësaj kohe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 18 mijë e 852 aplikacione për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 15 mijë e 532 ndërsa janë refuzuar 3 mijë e 320 aplikacione pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike.

Periudha e votimit përmes postës ka filluar më 15 shtator dhe do të përfundojë më 15 tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përpiluar listën me votuesve jashtë Kosovës, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm për votim jashtë Kosovës dhe këta emra (15 mijë e 532) i ka larguar nga lista votuese që shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor.

Deri në ditën e fundit të afatit janë dërguar 5,649 pako me fletëvotime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat