Presidentja Osmani: Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë

Aktuale

Presidentja Osmani: Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 09:15
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për “Zgjedhjet Lokale 2021” përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo tha se ‘shpreson që sërish ta dëshmojmë shpirtinë tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një process të drejtë dhe të lirë.

“Mirëmëngjes Kosovë!

Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19.

I priftë e mbara Republikës sonë”, ka shkruar Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat