Erdhën për të votuar në vendlindje, mërgimtarët befasojnë me deklaratat e tyre

Aktuale

Erdhën për të votuar në vendlindje, mërgimtarët befasojnë me deklaratat e tyre

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 09:57
Hamdi Veseli e Zeqir Smajli

Mërgimtarët, Hamdi Veseli e Zeqir Smajli, që të dy me prejardhje nga fshati Reçak i Shtimes kanë ardhur në Kosovë me të vetmin qëllim që të votojnë.

Është Veseli ai i cili ka treguar se që nga paslufta ka votuar rregullisht si në Zgjedhjet Parlamentare edhe në ato Komunale.

“Të gjithë kemi kontribuar për këtë vend, i madh e i vogël. Dikush më shumë e dikush më pak por asgjë nuk vendoset në kandar. Deri sot sipas mendimit tim është punuar diçka në përgjithësi në Kosovë, edhe në këtë komunën tonë, por sa është dashur jo,” –  tha ai.

Veseli tregon se të gjithë familjen e ka në Zvicër por se ai bashkë me gruan jetojnë më shumë në Kosovë sesa atje. Ai pati edhe një porosi për fund.

“Në këtë Kosovë shumë pak është punuar, nuk dua ta nënçmoi askënd por shpresoj të fitojë më i miri, ai i cili mundet me qitë në dritë këtë atdhe tonin, këtë Kosovë,” – shtoi ai.

Edhe Smajlaj, i cili është bashkëfshatar dhe shok i mirë i Veselit, tregoi se njëjtë si shoku i tij edhe ky vjen në çdo proces zgjedhor për të votuar.

“Ne jemi të kënaqur me krejt Qeverinë e Kosovës, edhe me kryetarët e komunave sepse ata nuk mund të arrijnë çka mendojmë ne. Sepse nuk ka fabrika, nuk ka industri. Apeloj të gjithë mërgimtarët që të vijnë e të votojnë në Kosovë, është vendi jonë,” – tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat