Lladrovci flet për akuzat se sulmoi ish-kandidatin e PDK-së për deputet

Aktuale

Lladrovci flet për akuzat se sulmoi ish-kandidatin e PDK-së për deputet

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 10:27
Ramiz Lladrovci

Kandidati për Kryetar të Drenasit nga radhët PDK-së, Ramiz Lladrovci së bashku me bashkëshorten dhe familjarët e tij kanë votuar gjatë ditës së sotme.

Lladrovci ftoi të gjithë qytetarët që të dalin në votime.

“Sot është një ditë e mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë për kryetarin e tyre, dhe asambleistin apo asambleisten e tyre”, tha Lladrovci.

Tutje, ai foli edhe për rastin mbrëmë, ku u raportua se e kishte sulmua ish-kandidatin e PDK-së për deputet, Fatmir Dugolli.

“Unë e kom bë komentin tim mbrëmë dhe më vjen keq që një mësimdhënës provon ta prish heshtjen zgjedhore e këtë fushatë kaq të bukur. Më vjen keq që ai ka provu ta prish heshjen, i keni pa të gjitha, gjithçka, e ka thënë edhe prokuroria”, tha Lladrovci.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat