Flet vëllai i kandidatit të PDK-së që u vra para zgjedhjeve

Aktuale

Flet vëllai i kandidatit të PDK-së që u vra para zgjedhjeve

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 11:54
Astrit Ademaj

Sot është ditë zie në familjen e ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj, pasi ai u vra më 8 shtator të këtij viti, për motive akoma të panjohura.

Armend Ademaj, vëllai i Astritit, ka  thënë se sot do të vendosin kurora lulesh tek varri i Astritit në vend se të hedhin votën për të.

“Më datën  8 shtator për ne ka ndodhur një tragjedi, e vranë vëllain tonë, më të dashurin tonë, i cili ishte një ndër qytetarët më të mirë të Pejës. Si duket ky person, tashmë i ndjerë, i ka pengu të tjerët dhe i ka penguar politikës, nuk e di nga brenda partisë së tij apo partive të tjera, mirëpo ndodhi tragjedia dhe ne e vuajmë në tragjedi”, tha Armendi.

Ai tha se sot do të ishte një ditë feste për ta, në kushte normale, por vrasja e vëllait bëri që sot të jetë ditë zie.

“Sot do të ishte ditë feste në familjen tonë sepse do të votonim për të, do të mbushnim kutitë për të në mënyrën më solemne, më të mirë, mirëpo ne vuajmë sot, jemi në zi. Kemi vendosur që në ora 12 me famijarë të vendosim kurora lulesh te varri i tij në vend që të hidhnim votën, por ja në çfarë gjendje ndodhemi”, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat