Gërvalla në Tiranë, kërkon më shumë koordinim për qasjen ndaj Serbisë

Aktuale

Gërvalla në Tiranë, kërkon më shumë koordinim për qasjen ndaj Serbisë

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 13:12
Donika Gërvalla

Më shumë bashkëpunim dhe koordinim të të gjithë vendeve të rajonit ndaj politikave agresive serbe, këtë e ka kërkuar Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në takimin me homologen e saj Olta Xhaçkën në Tiranë.

Nga ana tjetër, Xhaçka deklaroi se Kosova do të jetë gjithnjë në prioritetet e Shqipërisë, ndërsa shtoi se përparësi momentale është angazhimi në nismat rajonale.

U angazhuam për zbatimin e plotë të marrëveshjes mes dy ministrive të Jashtme, mbi bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme nëpërmjet harmonizimit të aksioneve, diplomacisë mbi arritjen e objektivave strategjikë kombëtarë, ku përparësi mbetet anëtarësimi i Republikës së Kosovës në nismat rajonale dhe në organizatat ndërkombëtare. Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës”, tha ministrja Xhaçka.

Ndërsa Donika Gërvalla u shpreh: “Si në çdo familje të madhe duhet të diskutojmë dhe për temat që janë shqetësuese. Gjatë muajve të fundit, ashtu siç e kanë parë të gjithë, gjuha e fqinjit tonë verior Serbisë është ashpërsuar së tepërmi. Duhet të jemi të kujdesshëm që paqen ta forcojmë. Duhet një koordinim më i mirë i vendeve të rajonit ndaj Serbisë. Jemi në bisedime për nënshkrimin e marrëveshjeve rajonale dhe besojmë se Shqipëria dhe Kosova me qasjen e hapur për Procesin e Berlinit do të mund të shtyjnë përpara këto marrëveshje”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat