Haskuka i LVV-së dhe Totaj i PDK-së sërish në garë për kryetar të Prizrenit

Aktuale

Haskuka i LVV-së dhe Totaj i PDK-së sërish në garë për kryetar të Prizrenit

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 13:28
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 99,80% të votave në total, në tërë territorin e vendit.

Sipas rezultateve preliminare shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Në mesin e tyre do të jetë edhe Komuna e Prizrenit.

Gara e balotazhit në këtë komunë do të zhvillohet në mes LVV-së dhe PDK-së.

Në këtë komunë numërimi i votave ka përfunduar 100% dhe kandidati i LVV-së, Mytaher Haskuka ka marrë 23 mijë e 504 vota apo 40,43% kurse kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj ka marrë 18 mijë e 078 vota apo 31,10%.

Në garën për asamble komunale në këtë komunë vota më së shumti ka marrë LVV-ja me gjithsejtë 15 mijë e 350 apo 28,59%. PDK-ja ka marrë 13 mijë e 870 vota apo 25,83%.

Pjesëmarrja në zgjedhje e qytetarëve të Prizrenit ishte 35,69 % apo 61 mijë e 873 qytetarë nga 173 mijë e 359 sa kishin të drejtë vote.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat