Parashikimi i Çun Lajçit: Vetëvendosje s’do ta ketë as nji komunë ma!

Aktuale

Parashikimi i Çun Lajçit: Vetëvendosje s’do ta ketë as nji komunë ma!

Nga: M.L. Më: 18 tetor 2021 Në ora: 15:41
Çun Lajçi dhe kreyministri Albin Kurti

Pas rezultatit të zgjedhjeve lokale, ku Lëvizja Vetëvendosje nuk doli fituese në asnjë komunë, ka reaguar aktori Çun Lajçi.

Ai në një postim në Facebook, ka shprehur mendimin e tij se Vetëvendosja s`do ta ketë më asnjë komunë.

Sipas tij, kjo ndodhi për shkak të ambicies së madhe të kësaj partie.

Postimi i plotë i Çun Lajçit:

Shnosh e n’kosh!

Me sa kuptoj unë (e unë jam fort i trashë me kuptua), VV-ja s’do ta ketë as nji komunë ma!

Kështu e ka kur don shumë!?

Dardhat, kur pikin n’tokë, kalbën po s’i mblodhe!

Edhe Kurti asht dasht me hangër dardha e mos me pa andrra!

Shnosh e n’kosh thotë Rexhep Gali i Martinajve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat