A do të përjashtohet Bekim Haxhiu nga partia? - Flasin nga PDK-ja

Aktuale

A do të përjashtohet Bekim Haxhiu nga partia? - Flasin nga PDK-ja

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 23:03
Bekim Haxhiu

Anëtari i  kryesisë së PDK-së Bernard Nikaj ka folur për deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun i cili doli kundër partisë, dhe përkrahu Bekim Jasharin në zgjedhjet për kryetar të Skënderajt.

Nikaj ka thënë se një gjë e tillë nuk është duke u diskutuar nga PDK tani për tani, por se kushdo që del kundër partisë nuk ka bërë mirë.

“Çështja e Bekim Haxhiut nuk është duke u diskutuar momentalisht, nëse kjo çështje ngritët sigurisht se do të bëjmë diskutimet e duhura dhe do ti informojmë edhe mediat, dhe opinionin, por momentalisht kjo çështje nuk është ngritur nga askush, dhe nuk ka qenë pjesë e debatit në PDK.”

“Ajo që është e qartë, është se PDK e ka vetëm një adresë, dhe ajo është numri  177, dhe kandidatët që janë në listë për asamblist dhe për kryetar komune , dhe kushdo që ka dalë kundër numrit 177, dhe listës për asamble, dhe kryetarë të PDK-së ka punuar kundër, dhe kjo është e qartë”, tha Nikaj në Prime Time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat