Geci: Këtë çka ia bënë Bekim Jasharit, dikur ia bënë Ibrahim Rugovës

Aktuale

Geci: Këtë çka ia bënë Bekim Jasharit, dikur ia bënë Ibrahim Rugovës

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:42
Bekim Jashari

Aktivisti i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Geci ka folur në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Geci ka thënë se rezultatet në komunën e Skenderajt dhe humbja e Bekim Jasharit tregojnë se në këto zgjedhje është keqpërdorur vota, për çka edhe duhet të zbardhet rasti sa më parë nga institucionet përgjegjëse.

”Më 17 tetor, Drenicën e kanë ndjekë flaganët e “prontomafisë”, ata ja vënë kurorën e turpit, Skenderajt-vendit historik. Prekazi nuk gjunjëzohet nga Fadil Nura dhe askush tjetër, ata vetëm e kanë treguar fytyrën se kush janë dhe asgjë tjetër. Bekim Jashari nuk ka garuar pse është i biri i Hamëz Jasharit por ka garuar si autoritet i kërkuar nga qytetarët e Skenderajt për t’ua hequr nga dora keqpërdorimet 20 vjeçare, pushtetarëve të PDK-së…Bekimi ka punuar më së shumti se të gjithë të tjerët dhe kjo është e vërteta, ashtu siç është e vërtetë edhe blerja dhe vjedhja e votës, në mënyrë të turpshme e që besoj se gjykata duhet ta zbardhë këtë rast”, deklaroi Geci.

Madje Geci tha se “këtë çka ia bënë Bekim Jasharit këto ditë, ia kanë bërë edhe Ibrahim Rugovës dikur”.

“Qeverisja e tij katër vjeçare ka dëshmuar se ka qenë i duhuri i këtij vendi të mjerë e i kapur nga kjo “prontomafia”. Bekimi është ai që për katër vite ka bërë mrekulli në arsim, kulturë, ekonomi, bujqësi, infrastrukturë dhe i cili nuk i ka keqpërdorur mjetet financiare…Kjo çfarë i kanë bërë Bekim Jasharit këto ditë, ia kanë bërë Ibrahim Rugovës dikur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat