Tahiri: Me 17 Tetor ka ndodhur rikthimi i madh i LDK-së

Aktuale

Tahiri: Me 17 Tetor ka ndodhur rikthimi i madh i LDK-së

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 21:38
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili vazhdon të jetë në garë për një mandat të dytë si kryetar i kësaj komune ka thënë se me 17 Tetor ka ndodhur rikthimi i madh i LDK-së.

Ai u shpreh se rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhje është rezultat i ndryshimeve që ndodhën në LDK pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit.

“Unë jam i lumtur për rikthimin e madh të LDK-së në zgjedhjet e 17 Tetorit. Kjo është rezultat i ndryshimeve që ndodhën në LDK pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit”, tha ai.

Ndërsa ka shtuar se LDK për herë të parë ka arritur të fitojë 11 vende në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë dhe kjo nuk ka ndodhur që nga viti 2004.

“Për herë të parë nga viti 2004, LDK- ja ka fituar 11 asamblistë në komunën e Vushtrrisë, e që kjo është një e arritur e madhe”, tha ai.

Sa i përket nëse do të ketë përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje në balotazh, Tahiri ka thënë se LVV ka dy zgjedhje.

“Lëvizja ka vetëm dy zgjedhje në qytetin e Vushtrrisë, të vazhdojë atë që e kemi nisur bashkë në vitin 2017 për një qeverisje të mirë, apo të rikthejë PDK-në të cilët e degraduan Vushtrrinë për disa vite”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat