Haxhi Avdyli reagon ashpër për oborrtarët e ish-pushtetit, pas kritikave për Vjosa Osmanin

Aktuale

Haxhi Avdyli reagon ashpër për oborrtarët e ish-pushtetit, pas kritikave për Vjosa Osmanin

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 23:00
Haxhi Avdyli dhe Vjosa Osmani

Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar pasi disa e kanë kritikuar qëndrimin e presidentes për Raportin e Progresit.

"Sa patetik duken politikanë e oborrtarë të ish pushtetit, kur shtiren kinse vajtojnë për vlera evropiane e raportet e BE. Po harrojnë që ishin mu ata që instaluan vlerat më antidemokratike e antievropiane siq janë korrupsioni, haraqi, privatizimi 3 € ,tenderomania, vjedhja e votave. 

Ishin ata që me këto dukuri larguan Kosovën nga BE. Ata edhe mund të harrojnë se kush ishin e çka bënë me këtë vend, por qytetarët e zakonshëm i njohin dhe ua dinë bëmat e tyre.

Ata edhe mund ti harrojnë raportet e tyre të regresit në rrugën Evropiane, por faktet janë kokëforta", ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat