E papritur/ Bekim Jashari i reagon ashpër kryetarit të LVV-së në Skenderaj, ja për çka e akuzon

Aktuale

E papritur/ Bekim Jashari i reagon ashpër kryetarit të LVV-së në Skenderaj, ja për çka e akuzon

Nga: N.Sh Më: 20 tetor 2021 Në ora: 23:53
Bekim Jashari

Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, gjatë ditës së sotme ka kërkuar që kjo komunë të shkojë në rivotim.

Kështu ka deklaruar kryetari i degës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.

Mirëpo, kësaj deklarate të Mehanit i ka reaguar kryetari aktual i kësaj komune Bekim Jashari

Jashari përmes një shkrimi në Facebook, thotë se kjo deklaratë e Mehanit është e porositur.

Sipas tij,  deklarata është e porositur për të identifikuar Idealin sikurse janë të afërt me LVV-në.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Lojërat e ndyra të individëve e grupeve të caktuara brenda partive politike tashmë kanë filluar të dalin në pah.

Ata që për 4 vite nuk lanë asgjë pa kritikuar e shpifur për qeverisjen time, në këto zgjedhje qenkan bërë bashkë me individ të PDK-së kundër meje siç dëshmojnë vetë komisionerët e vëzhguesit e tyre, të cilët duke mos u kontaktuar nga partia e tyre për të sjellur dëshmi për manipulim të procesit zgjedhor tani po vijnë tek ne sepse partia e tyre nuk ishte dhe nuk është e interesuar të sjellë drejtësi për zgjedhjet e 17 tetorit.

Deklaratat e z. Mehani që Skenderaj duhet të shkojë në ri-votim është edhe një deklaratë tjetër e porositur për të na identifikuar si të afërt me VV-në, siç ishte dhe vendimi për mos kandidim të tyre për kryetar të Skenderajt, pasivizimi i tyre në fushatë dhe heshtja e tyre para keqpërdorimeve në ditën e votimit.

Kështu me veprimet e tij të ulëta ai iu mundësoj kundërshtarëve tonë politik që gjatë tërë fushatës parazgjedhore të propagandojnë kinse Bekimi është me VV-në, pasi që VV-ja nuk i vuri kundërkandidat.

Kjo ishte propaganda që më së shumti përdoren ata që nuk e kishin as edhe një fakt të vetëm pse nuk duhet votuar Bekim Jashari, nuk e kishin as edhe një dëshmi kundër qeverisjes sime me duar të pastra.

Ata që përveç propagandave të ulët kundër meje, bënë marrëveshje me serbet e Bajës dhe Syriganës, të cilët i votuan me shumicë, ata që blenë votat e qytetarëve me para, kërcënuan e shantazhuan mbështetësit tonë, ata që blenë komisionerët, vëzhguesit si dhe ata që përdoren trenin bullgar për të përmbysur rezultatin.

Unë e kam thënë dhe e përsëris sa herë që ka nevojë që Bekimi ka qenë dhe mbetet i pavarur dhe nuk ka asnjë marrëveshje apo koalicion me asnjë parti politike dhe i tillë do të mbetem.

Qytetarët e vendit tonë janë dëshmitarë të manipulimeve që kanë ndodhur andaj edhe janë duke dëshmuar çdo ditë për manipulimet që bënë ata që nuk njohin asgjë para interesit të tyre grupor.

Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe të zbardhet çdo parregullsi në procesin zgjedhor të 17 tetorit.

Këtë e kemi obligim ndaj demokracisë dhe zhvillimit të vendit por edhe ndaj kujtimit për sakrificën në ndërtimin e shtetit tonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat