Sot në ora 17:00 nis rinumërimi i vendvotimeve nga KQZ-ja

Aktuale

Sot në ora 17:00 nis rinumërimi i vendvotimeve nga KQZ-ja

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 16:00
KQZ

Sot në orën 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i rinumërimit të 8 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 15 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.

Kryeshefi i sekretariatit, Burim Ahmetaj tha se këto rinumërime janë për shkak të parregullsive teknike dhe mos përputhjeve të formularëve teknike.

Anëtarët e KQZ-së ngritën si shqetësim anulimin e tërësishëm të disa fletëvotimeve me kusht, ku ndër ta kërkuan gjitha keqpërdorimet të dërgohen në Prokurori.

Procei i rinumërimit fillon sot në orën 17, në Qenrdën e Numërimeve dhe Rezulateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat