Eksperti i sigurisë kibernetike: Kjo është një goditje serioze, ja pse ka ra sot AKI

Aktuale

Eksperti i sigurisë kibernetike: Kjo është një goditje serioze, ja pse ka ra sot AKI

Nga: P.R Më: 21 tetor 2021 Në ora: 20:20
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një ish-punonjës të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i cili dyshohet se ka zbuluar informacione të klasifikuara dhe ka rrezikuar sigurinë e shtetit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të Prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet M.K.

“Ndalimi është bërë për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Keqpërdorimi i informatës zyrtare’, ‘Hyrja në sistemet kompjuterike’, ‘Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara’ dhe ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

E ky arrestim nga nxitur reagimin e Hekuran Dolit, ekspert i sigurisë kibernetike.

“Kjo eshte nje goditje serioze ndaj besimit qe  qytetaret kanë në institucionin qe do duhej ti besonin me se shumti, ne AKI.  Kjo te ben te besosh se AKI s'ka protokol, menaxhim e as kontroll mbi te asetet qe posedon. Mund ti arrestosh jo nje por 1000 persona dhe kjo nuk ka fare rendesi. Ne momentin qe humbet pronesia mbi te dhenat ajo nuk kthehet me kurre.  Te gjitha asetet sekrete qe AKI posedon presupozohet se tashme nuk jane sekrete. Pra AKI, si agjenci sekrete, ka ra. Nuk eshte me as sekrete e as intelegjente, te pakten para syve te mi”, ka shkruar Doli, përcjellë “Bota sot”.

“Ne njoftimin e prokurorise thuhet se i dyshuari nder te tjera akuzohet edhe per "Hyrja në sistemet kompjuterike". Kjo me ben te kuptoj se i akuzuari ka bere hyrje te pa autorizuar nga jashte rrjetit te AKI,  ndryshe nuk do te quhej veper penale. Nese zyretari me sukses i eshte qasur te dhenave ne menyre te pa autorizuar si mund te besojme se dikush i huaj para tije nuk e ka bere te njejten gje, me qe me sa po kuptoj "dera" paska qene e hapur?”, përfundon reagimin e tij eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat