Ballazhi: Kemi fakte të mjaftueshme për ta dëshmuar të kundërtën e asaj që thotë Suma

Aktuale

Ballazhi: Kemi fakte të mjaftueshme për ta dëshmuar të kundërtën e asaj që thotë Suma

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 00:09
Mehmet Ballazhi

Kandidati i PDK-së për kryetar të Hanit të Eezit, Mehmet Ballazhi, deklaroi se do të ankohet në Gjykatën Supreme pas vendimit të sotëm të PZAP-së për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve në këtë komunë.

Ai tha se kanë fakte të mjaftueshme për ta dëshmuar të kundërtën e asaj që është ankuar kundërkandidati i tij, Rufki Suma.

“Do ta vazhdojmë luftën juridike dhe do t’i shterim të gjitha mundësitë ligjore për ta dëshmuar të kundërtën. Kemi deklarata te mjaftueshme nga vet komisionerët dhe vëzhguesit e të gjitha partive që kanë punuar atë ditë në qendrat e votimit dhe ata dëshmojnë se nuk ka asgjë që do ta dëmtonte procesin zgjedhor dhe në të gjitha raportet thuhet se zgjedhjet kanë kaluar pa asnjë akses”.

“Në aspektin human ne i dimë traditat tona që mund të përshëndetemi. Unë vetëm i kam përshëndetur, i kam uruar sukses në punë dhe që sa më shumë të kenë kujdes në ruajtjen e qetësisë, por kjo nuk do të thotë që kemi ndikuar tek votuesit. Megjithatë le të dëshmojnë faktet që janë deponuar nga Suma, ndërsa ne do të kemi fakte të mjaftueshme për ta dëshmuar të kundërtën”.

Ballazhi po ashtu deklaroi se nuk ka frikë nga ripërsëritja e procesit zgjedhor, duke shtuar se ka besim të plotë që nëse kjo ndodh ai do të votohet edhe më shuam dhe se beson që do të del me rezultat mbi 70 përqind.

“Nëse ndodh ajo që po dëshiron Suma, ai vërtet do të humb turpshëm”, vlerësoi Ballazhi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat