Asnjë pacient me CoVID-19 në spitalin e Prizrenit, Pejës dhe Vushtrrisë

Aktuale

Asnjë pacient me CoVID-19 në spitalin e Prizrenit, Pejës dhe Vushtrrisë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.


Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 11 pacientë


Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë


Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat