Këta janë kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes për asamble në Prishtinë

Aktuale

Këta janë kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes për asamble në Prishtinë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 15:30
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 17 asambleistë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Nora Kelmendi është bindshëm asambleistja më e votuar me 1782 vota.

Arbër Vokrri është i dyti në listë me 947 vota, para Ermal Osmanit e Gëzim Sveçlës që kanë 732 e 640 vota.

Triera Kasumi me 610, Mirsad Vitia me 608, Petrit Reqica me 584, Violeta Salihu me 563 e Besnik Mujeci me 544 vota vijojnë listën e më të votuarve.

Pjesë e asamblesë së Vetëvendosjes në Prishtinë pritet të jenë edhe Feim Osmani, Rita Zeqiri, Besart Krasniqi, Edmond Azemi e Berna Saraqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat