Euronews shkruan për dëbimin e diplomatëve rusë – përmend afërsinë e Serbisë me Rusinë

Aktuale

Euronews shkruan për dëbimin e diplomatëve rusë – përmend afërsinë e Serbisë me Rusinë

Nga: A.M Më: 22 tetor 2021 Në ora: 18:40
Presidentja Vjosa Osmani

Kosova ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve rusë për “rrezikim të sigurisë kombëtare”, njoftoi të premten presidentja e vendit ballkanik, duke akuzuar Rusinë se po përpiqet të destabilizojë rajonin, shkruan Euronews, përcjell “Bota sot”.

Presidentja Vjosa Osmani i kërkoi Ministrisë së Jashtme "të shpallë dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë ‘persona non grata’”.

Ajo ia atribuoi vendimin e pretenduar “aktiviteteve të tyre të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës”. Osmani nuk dha detaje të tjera.

Ajo tha se ministria e jashtme "ka njoftuar institucionet e zbatimit të ligjit dhe autoritetet përkatëse" për të zbatuar vendimin.

Presidentja potencoi se Kosova është e vendosur të luftojë kundër ndikimit malinj të (Rusisë) dhe përfaqësuesve të saj në rajon, të cilat synojnë të minojnë arritjet e tyre dhe të SHBA-së, NATO-s dhe (Bashkimit Evropian)”.

Osmani shtoi se Prishtina do të "vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për të parandaluar përpjekjet që Kosova dhe vendet fqinje të bien pre e ambicieve (ruse) për të destabilizuar rajonin tonë".

Kosova shpalli pavarësinë në 2008. Kjo pasoi luftimet në 1998-1999 midis trupave serbe dhe separatistëve etnikë shqiptarë, të cilat përfunduan pas një fushate ajrore të NATO-s kundër forcave serbe.

Serbia dhe aleati i saj i ngushtë Rusia nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat