SHBA-të dhe Greqia mbështetesin fuqishëm integrimin Euro-Atlantik të Kosovës

Aktuale

SHBA-të dhe Greqia mbështetesin fuqishëm integrimin Euro-Atlantik të Kosovës

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Qeveria e SHBA-së dhe ajo e Greqisë kanë mbajtur takimin e tretë në kuadër të “Dialogut strategjik”.

Aty është diskutuar për një mori çështjesh, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Në një qëndrim të përbashkët, theksohet mbështetja e të dyja vendeve për integrimin Euro-Atlantik të Kosovës.

“SHBA dhe Greqia së bashku vazhdojnë që të mbështesin fuqishëm integrimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën”, thuhet në qëndrim.

“Po ashtu theksohet rëndësia e fillimit të nisjes së negociatave në mes të BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, sipas kushteve të paracaktuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat