Analisti i ashpër: Pushtetet e pas luftës krijuan shtet sipas dëshirës së tyre, krijuan “budallenjë”….

Aktuale

Analisti i ashpër: Pushtetet e pas luftës krijuan shtet sipas dëshirës së tyre, krijuan “budallenjë”….

Nga: A.Z Më: 22 tetor 2021 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Analisti politi Skënder Mulliqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pushtetet e pas luftës kanë krijuar shtet sipas dëshirës së tyre, madje ai thekson se përdorën njerëz për të krijuar pasuri të mëdha.

Mulliqi shtoi se të gjithëve na dërguan në një situatë të rëndë, paguam çmim të rëndë dhe i kthyen të gjitha proceset në kahun e kundërt, përcjell “Bota sot”.

Më tej potencoi se nga e gjithë kjo, duhet të nxjerrim përvojat se e keqja nuk duhet toleruar në pafundësi.

Postimi i plotë;

Pushtete e pas luftës krijuan shtet sipas dëshirës së tyre, e kidnapuan shoqërinë, krijuan edhe parashoqëri të të pa interesuarve për të ardhmën, duke i paralizuar kështu proceset zhvillimore. Këta njerëz të politikës krijuan “budallenjë” të dobishëm, të cilët mirë i përdorën për të krijuar para dhe pasuri të madhe. Dhe, kush janë budallënjët? Shumica prej nesh! Grupet e caktuara politike të interesit në mënyrë përfide e përdorën popullin duke u thirrë madje në emer të tij. Na dërguan të gjithëve në një situatë të rëndë, na pruan para aktit të kryer. Çmimin të cilin e paguam për gjithë këto vite është shumë i rëndë. Na kanë shfrytëzuar si gomarët të ngarkuar me samar në shpinë! Paguam çmim të rëndë sikur të ecësh vetëm nepër baltë deri në brez. Na gjuajtën fortë për toke! Kjo ishte diçka shumë e pa pritur. I kthyen proceset krejtësishtë në kahun e kundertë, nga ajo që e kishim menduar dhe e kishim pritur. Nuk na mbeti asgjë tjetër veç të mbrohemi! Në fund të këtij shkrimi të shkurtër të gjithë ne, duhet të nxjerrim përvojat, se e keqja nuk bënë të tolerohet në pafundësi. Edhe nëse na varfëruan, jemi më të pasur nga përvojat e fituara, të cilat do të na shërbejnë si udhërrefim për të ardhmën tonë më të mirë. Pra, aftësitë tejkalohen duke krijuar mendime autonome …!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat