Publikohet një dokument ku Rusia i referohet Kosovës si republikë

Aktuale

Publikohet një dokument ku Rusia i referohet Kosovës si republikë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 23:25
Flamuri i Kosovës dhe Rusisë

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka publikuar një dokument në të cilin Rusia i referohet Kosovës si Republikë.

Ky dokument është i datës 27 nëntor dhe është si një lloj notë verbale, në të cilën Rusia i drejtohet MPJ-së kosovare duke iu referuar Kosovës me termin “Republikë”.

“Nëse Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë pse ky shënim verbal i 27 nëntorit të vitit të kaluar i referohet ministrisë së Jashtme të “Republikës” së Kosovës dhe jo UNMIK-ut.

 

Vë bast se kjo konfirmon se Rusia tanimë i ka pranuar organet e ligjshme të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat