Kjo është komuna ku diaspora nuk ka dërguar asnjë votë

Aktuale

Kjo është komuna ku diaspora nuk ka dërguar asnjë votë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Në Komunën e Zubin Potokut nuk është dërguar asnjë votë nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në këtë qytet ishin tre kandidatë për kryetarë të komunës: Qekin Vesli i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Srdjan Vuloviq i Listës Serbe dhe Slavisha Bishevaq nga (GIZP).

Në rezultatin e rregullt këtë komunë e ka fituar Vuloviq i Listës Serbe me 3,210 vota, ndërsa i dyti është Bishevaq me 376 vota.

Ndërkohë edhe në Mitrovicën e Veriut ishte vetëm një votë nga diaspora. Ajo shkoi për kandidatin e VV-së, Erden Atiq, por që nuk ndryshoi dicka sa i përket rezultatit atje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat