Gjykata Speciale kërkon nga Policia e Kosovës garanci për lirimin e Gucatit dhe Haradinajt

Aktuale

Gjykata Speciale kërkon nga Policia e Kosovës garanci për lirimin e Gucatit dhe Haradinajt

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 11:07
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Dhomat e Specializuara kanë kërkuar garanci nga Policia e Kosovës, për lirimin e të akuzuarve, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Trupi gjykues II urdhëroi Policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofrojë informacion lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

“Policia e Kosovës të ofrojë informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit dhe Haradinajt.

Trupi gjykues II urdhëroi policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofroj informacion, ndër të tjera, lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat