Përfundon numërim i votave me kusht në Dragash, këto janë rezultatet

Aktuale

Përfundon numërim i votave me kusht në Dragash, këto janë rezultatet

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimin e votave me kusht dhe nevojave të veçanta për kandidatët kryetar të Komunës së Dragashit.

Nga këto rezultate del që kandidati i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Bexhet Xheladini ka marrë më së shumti vota. Bexhet Xheladini mori 72 vota.

Ndërsa i dyti është Shaban Shabani nga PDK. Ai ka marrë 61 vota.

Adnan Redezplar nga Vakat ka marrë 41 vota nga ato me kusht dhe me nevoja të veçanta.

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të kësaj komune, Kaltrina Salihu ka marrë 24 vota.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Bexhet Xheladini i LDK-së ka marrë 34,76 përqind apo 4 mijë e 455 vota, ndërsa ai i PDK-së, Shaban Shabani ka marrë 33,69 përqind apo 4 mijë e 318 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat