“Darka e Lamës”, këshilltari i Osmanit thotë se u respektuan masat kundër COVID-19

Aktuale

“Darka e Lamës”, këshilltari i Osmanit thotë se u respektuan masat kundër COVID-19

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 20:16
Darka e Lamës

Nën patronatin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani mbrëmë është mbajtur “Darka e Lamës” që është organizim tradicional për të treguar begatitë e prodhimeve të Kosovës.

Ky organizim ku promovohen ushqimet e pijet vendore u kritikua që u mbajt pikërisht në kohën kur janë rritur çmimet e disa produkteve, ashtu si edhe për mosrespektimin e masave kundër COVID-19.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se në këtë organizim janë respektuar të gjitha masat kundër COVID-19.

Ai deklaroi se në këtë darkë, ku ishin të pranishëm liderët shtetërorë, kanë marrë pjesë 100 të ftuar dhe të gjithë kanë qenë të vaksinuar.

“Darka e Lamës është darkë institucionale- shtetërore ku janë promovuar prodhimet vendore, ndaj është mbajtur si e tillë. Në të kanë marrë pjesë rreth 100 persona të ftuar. Salla në të cilën është mbajtur darka është e dedikuar për 800 persona, për raste të kongreseve, kurse 500 persona për organizime të tjera. Rrjedhimisht nuk ka pasur shkelje të rregullave pandemike”.

“Nuk ka pas nevojë për leje prej Qendrës Operative Emergjente të MSH-së, sepse nuk ishte kongres, apo konferencë, por një darkë tradicionale. Pra, një aktivitet protokollar me pjesëmarrjen e ambasadave të akredituara në Kosovë, prodhuesve vendorë, si dhe personaliteteve nga shëndetesia, arti, kultura, shkenca, inovacioni dhe përfaqësuese të grave të Krushës”.

“Pjesëmarrës kishte vetëm në 15 për qind të të gjithë sipërfaqes. Largësia ndërmjet tavolinave ka qenë afro 2 metra. Pjesëmarrësit kanë qenë të vaksinuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat