Pas akuzave, reagon Pal Lekaj tregon se a bashkëpunoi me një parti tjetër

Aktuale

Pas akuzave, reagon Pal Lekaj tregon se a bashkëpunoi me një parti tjetër

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 00:02
Pal Lekaj

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se kandidati Ardian Gjini ka pasur përkrahjen e plotë të tij në raundin e parë të zgjedhjeve dhe të njëjtën do ta ketë edhe në balotazh.

Lekaj ka thënë se nuk ka dhënë përkrahje për PSHDK-në asnjëherë gjatë fushatës. Ai po ashtu thotë se supozimi që në bazë të përkatësisë fetare, të bëhet edhe përkrahja e partive politike, është e palogjikshme.

“Unë jam votuar anë e mbanë Kosovës. Kam pasur vota në Vushtrri, Podujevë, Prishtinë e gjithku. Dua të them se kam përkrahje anë e mbanë. Kam mbështetje të fuqishme edhe nga komuniteti katolik, por unë kam fituar dy madnate në Gjakovë me vota shumicë nga të gjithë. Kjo është e dobët”, thotë ai.

“Pal Lekaj asnjëherë nuk ka punuar kundër AAK’së sepse nuk ka logjikë që të punojë kundër familjes time politike për të cilën e kam kontribuar nga themelimi e deri më sot”, tha Lekaj.

“Nuk e kuptoj nga i keni këto bindje por nëse e shikoni hartën elektorale të këtyre zgjedhjeve ku PShDK pretendon për elektoratin e vetë, kandidati jonë Ardian Gjini është fitues. Novosellë e Epërme, Novosellë e Ultë, Bishtazhin, Doblibare, Bec, Korenicë e Brekoc. Unë kam punuar shumë që PSHDK të mos ketë kandidat në këto zgjedhje por ka pasur problem tash e dy vjet në mes të koalicionit AAK-PSHDK për të cilat unë gjatë gjithë kësaj kohe jam munduar t’i shuajë”, shtoi Lekaj

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat