Kandidati i VV-së: Votat e opozitës na favorizojnë neve

Aktuale

Kandidati i VV-së: Votat e opozitës na favorizojnë neve

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 00:08
Enver Bajçinca

Pas konfirmimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se Fushë Kosova do të shkojë në balotazh, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë komunë, Enver Bajçinca, ka thënë se beson se do të kenë përkrahjen  e opozitës në këtë garë në mes tij dhe kandidatit të LDK-së.

“Besoj që edhe në balotazh ekziston një vullnet elektoral i opozitës që të na përkrahin drejt ndryshimit”, ka thënë Bajçinca.

Ai është shprehur se ka qenë i bindur se votat e diasporës dhe ato me kusht do ta bëjnë ndryshimin.

“Edhe pse i janë dashur pak vota për të kaluar pa balotazh kam qenë i bindur se votat e diasporës dhe ato me kusht do të na favorizojnë neve, Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Bajçinca.

“Faktikisht votat e diasporës e kanë larguar kandidatin e LDK-së nga kalimi pa balotazh sepse ne kemi pasur shumicën e votave aty nga diaspora kundrejt 13 votave për kandidatin e LDK-së. Edhe votat e opozitës na favorizojnë neve”, ka shtuar ai.

Ai në pyetjen se a do të bëjë koalicion me ndonjë parti u përgjigj se nuk mund ta marrë vetë vendimin.

“Kryesia e qendrës në Fushë Kosovë mund të jep propozim por vendimin e merr kryesia qendrore në Prishtinë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat