Imer Mushkolaj i reagon Qeverisë për rrugën Prizren-Tetovë

Aktuale

Imer Mushkolaj i reagon Qeverisë për rrugën Prizren-Tetovë

Nga: N.Sh Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:17
Imer Mushkolaj

Gazetari dhe analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës, e cila ka treguar se rruga Prizren – Tetovë do të kushtojë mbi 150 milionë euro.

Mushkolaj përmes postimi në Facebook, thotë se Qeveria duhet që t’i kryej njëherë rrugët brenda Kosovës, pasi kjo rrugë nuk është me urgjencë.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës po maltretohen me vite nëpër rrugën e papërfunduara, siç janë rrugët për Pejë, Mitrovicë, Podujevë, Gjakovë e Gjilan.

Reagimi i plotë:

Qeveria sot bëri të ditur se rruga Prizren-Tetovë do të kushtojë mbi 150 milionë euro.

Mirë shumë.

Po a po i kryeni njëherë rrugët brenda Kosovës, siç janë ajo për Pejë, Mitrovicë, Podujevë, Gjakovë e Gjilan?

Për besë rruga për Tetova nuk ka kurrfarë urgjence, ndërkaq qytetarët e Kosovës maltretohen me vite nëpër këto rrugë të papërfunduara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat