Përparim Rama: Unë kam besim që do ta fitoj Prishtinën

Aktuale

Përparim Rama: Unë kam besim që do ta fitoj Prishtinën

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 18:55
Përparim Rama

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë intervistës së tij në emisionin “A Show”, të gazetarit, Adi Krasta, ka thënë se për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë është munduar të ofrojë ekspertizën e tij për komunën e Prishtinës.

Rama ka potencuar faktin se një kryetar i duhur i Prishtinës është ai i cili e ka profesionalizmin, pasionin dhe misionin për ta bërë ndryshimin në Prishtinë.

“Unë kam besim që do ta fitoj Prishtinën, si rezultat i punës dhe programit që e kemi, bindshëm më të mirin”, ka thënë Rama.

Prishtina është në balotazh ku kandidojnë Arben Vitia dhe Përparim Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat